Hapësire reklamuese

Bota

TikTok rihapet në SHBA pas ndërhyrjes së Trump

Shkruar nga Newsbomb
TikTok rihapet në SHBA pas ndërhyrjes së Trump
Foto ilustruese

TikTok tha se do të rivendosë shërbimin e tij për përdoruesit amerikanë pas urdhrit të prerë të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Në një deklaratë, TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet në internet pasi Trump dha garancitë e nevojshme për ofruesit e shërbimeve të kompanisë.

"Në marrëveshje me ofruesit tanë të shërbimeve, TikTok është në procesin e rikthimit të shërbimit," , thuhej në reagimin zyrtar të “TikTok”.

Teksa më tej falenderojnë presidentin Trump i cili u siguroi që nuk do të përballen me sanksione.

"Ne falënderojmë Presidentin Trump që siguroi ofruesit tanë të shërbimeve se ata nuk do të përballen me sanksione, duke ofruar TikTok për mbi 170 milionë amerikanë dhe duke bërë të mundur që mbi 7 milionë biznese të vogla të përparojnë”, thuhet më tej.

“Ky është një qëndrim i fortë në favor të Amendamentit të Parë dhe kundër censurës arbitrare. Ne do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që do ta mbajë TikTok në Shtetet e Bashkuara”, shtoi kompania.

Më herët presidenti Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social”, tha se do të lëshojë një Urdhër Ekzekutiv të hënën , duke vonuar ndalimin e TikTok, i cili hyri në fuqi në mesnatë me orën vendore të SHBA-ve.

Ai pretendoi  se do të dëshironte të shihte Shtetet e Bashkuara të kenë një pronësi 50% të TikTok, në një sipërmarrje të përbashkët së bashku me pronarët aktualë ose të rinj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese