Hapësire reklamuese

Bota

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri në hotelin e skive, flakët filluan nga kuzhina

Shkruar nga Newsbomb
Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri
Pamje nga resorti ne Turqi

Një zjarr masiv shpërtheu në provincën veriperëndimore turke të Bolu duke e çuar numrin e viktimave në 76 e mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zjarri ra në hotein Grand Kartal në vendpushimin e skive Kartalkaya në Bolu, teksa mendohet se flakët kanë nisur nga seksioni i kuzhinës dhe më pas janë përhapur në të gjithë hotelin.

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri

Kjo tragjedi është shënuar në preiudhën më të ngarkuar të vitit teksa në hotel numëroheshin 248 vizitorë në momentin që ndërtesa u përfshi nga flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin si dhe janë arrestuar 9 persona, mes tyre dhe pronari i hotelit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vëninen përpara përgjegjësisë të përgjegjësve.

Zjarri ka rënë 3:27 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa bëhet me dije se 45 nga 76 personat e vdekur janë identifikuar. Flakët kanë shkaktuar kaos në koridoret e hotelit ku njerëzit filluan të përlesheshin me nëjri-tjerin për të dalë sa më parë nga ndërtesa. Disa prej të vdekurve kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dritaret e dhomave për t’i shpëtuar djegies.

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese