Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Tesla” e Elon Musk në krizë, kompania pushon nga puna 600 punonjës të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
“Tesla” e Elon Musk në krizë, kompania pushon nga puna 600
CEO i kompanisë "Tesla", Elon Musk

Kompania “Tesla” e Elon Musk duket se është përfshirë nga një krizë gjatë kohëve të fundit, pasi është detyruar që të bëjë jo vetëm shkurtime në punonjës, por gjithashtu është përballur edhe me një rënie të konsiderueshme të shitjeve.

Vala e largimeve të punonjësve të Teslas duke se do të vazhdojë, pasi prodhuesi i automjeteve elektrike ka njoftuar këtë të premte se ka pushuar nga puna rreth 600 punonjësve të tjerë, në objektet e tij të prodhimit dhe zyrat inxhinierike në shtetin amerikan të Kalifornisë.

CNBC raporton se Tesla po lufton me dobësimin e kërkesës për automjete elektrike dhe rritjen e konkurrencës, kjo është arsyeja pse kompania do të fillojë të shkurtojë numrin e vendeve të punës.

Këto largime në kompaninë amerikane të Musk, në qytetet kaliforniane të Fremont dhe Palo Alto do të eliminojnë pozicionet nga më të ulëtat deri tek më të lartat, domethënë nga punëtorët e zakonshëm të fabrikës, zhvilluesit e programeve kompjuterike, inxhinierët e robotikës dhe drejtorët.

Drejtuesi i Teslas, Elon Musk u tha punonjësve në një memo në prill se prodhuesi i automjeteve elektrike do të shkurtonte më shumë se 10 për qind të vendeve të punës në mbarë botën.

Kompania më parë njoftoi më shumë se 6,300 shkurtime të vendeve të punës në të gjithë Kaliforninë, në Buffalo, Nju Jork dhe në Austin, Teksas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese