Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Terror në Francë, vendosi granatën në lokal dhe u largua i qetë, mbetën të plagosur rëndë 12 persona

Shkruar nga Newsbomb
Terror në Francë, vendosi granatën në lokal dhe u largua i
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Grenolbe të Francës juglindor, mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave franceze mësohet se në një lokal ka shpërthyer një granatë dhe kanë mbetur të plagosur 12 persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Gjithashtu, personi që sulmoi lokalin mbante me vete dhe një automatik teksa hodhi granatën dhe u largua pa bërë asnjë veprim tjetër.

Ndërsa, prokurori i qytetit Francois Touret de Courcy e ka përshkruar sulmin si një akt i dhunës ekstreme. Akti terrorist ndodhi në orën 20:15 me orën lokale të së mërkurës ndërsa, plasja shpërtheu të gjitha dritaret e lokalit.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të krimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese