Hapësire reklamuese


Bota

Tentoi të përdhunonte punonjësen e seksit, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të përdhunonte punonjësen e seksit, arrestohet
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në Volos të Greqisë, pasi ka tentuar të përdhunojë një punonjëse seksi.

Mediat greke bëjnë me dije se 41-vjeçari shqiptar shkaktoi trazira në një shtëpi publike në Volos. Ai ka hyrë në biznesin në rrugën Borel, ka kërkuar shërbime seksuale, por vajzat që ishin aty nuk kanë pranuar.

I indinjuar nga ky fakt, shqiptari ka nisur shkaktojë dëme në shtëpinë publike, dhe ka sharë e kërcënuar punonjësen.

Zërat e gruas shkaktuan trazira në qendër të Volosit dhe banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga 41-vjeçarin.

Vajza e cila ka dhënë dëshminë e saj para policisë greke ka thënë se shqiptari ishte përpjekur që ta përdhunonte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese