Hapësire reklamuese


Bota

Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false,
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u ndalua në Bolzano, teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë.

Komisariati i Policisë së Bolzanos njofton se pas hetimit, shqiptari i arrestuar rezulton me shumë dënime penale për krime të natyrave të ndryshme, kryesish për trafik droge.

Pas një hetimi të thelluar, Policia italiane zbuloi se 34-vjeçari shqiptar në vitin 2022, ishte dëbuar nga Autoritetet e Sigurisë Publike të Monzës dhe nga Bari, ishte kthyer në Shqipëri. Prej këtu, së fundmi, ai ishte kthyer në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese