
Kina ka nisur stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit, me ushtrinë e saj që i quajti ato "dënim të fortë" për "aktet separatiste" të ishullit të vetëqeverisur.
Stërvitjet vjen tre ditë pas inaugurimit të presidentit William Lai, i cili i bëri thirrje Kinës të ndalojë kërcënimet për ishullin dhe të pranojë ekzistencën e demokracisë së tij.
Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit, por ishulli e sheh veten si të veçantë. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi stërvitjet kineze si "provokime të paarsyeshme".
Stërvitja e sotme, sipas ekspertëve për herë të parë simuloi një sulm në shkallë të plotë. Stërvitjet u zhvilluan rreth ishullit kryesor dhe për herë të parë shënjestruan edhe ishujt Kinmen, Matsu, Ëuqiu dhe Dongyin të kontrolluar nga Taipei, të cilët shtrihen afër bregdetit kinez, sipas hartave të lëshuara nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA). .