
Një numër i madh qytetarësh libanezë janë duke u larguar nga vendi, pas tensioneve në rritje midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Aeroporti i Bejrutit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish, të cilët kanë marrë valixhet për t’u arratisur duke qenë se i frikësohen nisjes së një konflikti të ri në Lindjen e Mesme, i ngjashëm me shkatërrimin e Gazas.
Izraeli ka zhvendosur një numër të madh trupash dhe mjete ushtarake në kufirin libanez, ndërsa Hezbollahu vazhdon ofensivën duke lëshuar raketa në shtetin hebre.
Large numbers of Lebanese citizens seen fleeing the country at Beirut’s airport as war between Israel and Hezbollah inches eve closer.
— Oli London (@OliLondonTV) June 22, 2024
Israel has moved large numbers of troops and equipment to the Lebanese border as Hezbollah continue to launch rockets into Israel. pic.twitter.com/aikUhHijQk
Në pamjet e publikuara në rrjetin social X, shihen një numër i madh njerëzish në pritje për të marrë biletën e tyre të jetës, fytyrat e të cilëve tregojnë qartësisht panik dhe frikë për të ardhmen e vendit.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë nisur që pas pushtimit të Gazës, ku Hezbollahu shprehet se do ta ndalë ofensivën e tij ushtarake ndaj shtetit hebre vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza.
Përpjekjet diplomatike pë qetësim të situatës vazhdojnë nga ndërkombëtarët dhe liderët e rajonit.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara Amos Hochstein, i cili më parë ndihmoi në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje detare midis Libanit dhe Izraelit, ishte kohët e fundit në Bejrut për të provuar të lehtësojë tensionet në kufi, konflikt, i cili mund të tërheqë edhe aktorë të tjerë rajonalë.
Beirut ???????? airport, today ????
— Dr. Eli David (@DrEliDavid) June 22, 2024
Masses are fleeing Lebanon, as it's expected to turn into a pile of rubble like Gaza, shortly.
pic.twitter.com/xiocXqPIN6