Hapësire reklamuese

Bota

Temperaturat rekord përvëlojnë Turqinë, 11 viktima dhe mbi 78 të lënduar nga zjarret

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat rekord përvëlojnë Turqinë, 11 viktima dhe mbi
Disa të vdekur nga zjarri në Turqinë juglindore

Kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta po rrënojnë Turiqinë, duke u përvëluar nga zjarre të shumta në disa zona, duke shkaktuar edhe viktima.

Vatra më e madhe e zjarrit është në në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë, ku u përhap në provincën fqinje Mardin me shpejtësi duke shkaktuar deri tani 11 viktima.

Gjithashtu kanë mbetur të lënduar 78 persona, këto janë shifrat e përditësuara së fundmi nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Temperaturat rekord përvëlojnë Turqinë, 11 viktima dhe mbi
Disa të vdekur nga zjarri në Turqinë juglindore

Zjarri nisi mbrëmjen e së enjtes, nga djegia e mbetjeve të bimëve në një fushë në provincën Çinar, 30 kilometra në jug të qytetit të Dijarbakirit, dhe u përhap me shpejtësi duke arritur me ndihmën e erërave të forta, në provincën fqinje Mazidagi në provincën Mardin.

Imazhet e postuara në mediat sociale treguan një zjarr të madh që ndezi qiellin e natës me re të mëdha tymi që ngriheshin në ajër.

Turqia ka pësuar 74 zjarre deri tani këtë vit, të cilat kanë shkatërruar 12,910 hektarë tokë.

Por ky nuk është viti më i keq për Turqinë, në 2011, vendi pësoi zjarret e saj më të këqija ndonjëherë, të cilat morën 9 jetë dhe shkatërruan sipërfaqe të mëdha toke pyjore në brigjet e saj të Mesdheut dhe Egjeut. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës do të nxisë më shumë zjarre dhe fatkeqësi të tjera në Turqi, nëse nuk merren masa për të trajtuar problemin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese