Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë.
Sipas Il Giorno, ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara. I plagosuri dyshohet të jetë një 26-vjeçar me shtetësi ukrainase, ndërsa viktima mendohet se është gjithashtu bashkëkombës i tij.
Sulmi duket se ka qenë një ekzekutim i mirëorganizuar, por motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe forcat e rendit janë në kërkim të tij.
Sondazh
Poll