Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos.
Oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku pranë rrugës Kelly, zbuluan dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë. Për BBC, policia tha se të paktën 25 persona ishin qëlluar, një prej të cilëve ishte vrarë.
Kryetari i bashkisë së Akronit, Shammas Malik dhe shefi i policisë Brian Harding në një deklaratë tha se do "sjellin përgjegjësit para drejtësisë".
Nuk dihet ende autori i këtyre të shtënave që lanë të vdekur dhe viktima dhe as arsyeja që e ka çuar në këtë. Policia po punon për identifikim dhe arrestimin e autorit.
Sondazh
Poll