
Sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës ditën e djeshme vranë të paktën 45 viktima palestineze dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, njoftoi dje, se në qytetin jugor Khan Younis, 10 persona humbën jetën pas një sulmi ajror që goditi një banesë të familjes Baraka. Gjashtë të tjerë, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, u vranë gjatë një sulmi tjetër në një berberie.
“Sulme të shumta të tjera në Khan Younis shkaktuan vdekjen e edhe tetë personave të tjerë, ndërsa dy të tjerë u vranë në qytetin jugor Rafah,” shtoi ai.
Në veri të Gazës, një tjetër sulm ajror goditi shtëpinë e familjes Maqdad në zonën Tal al-Zaatar, duke lënë të paktën 13 persona të vdekur dhe disa të plagosur. Gjithashtu, gjashtë persona humbën jetën pas goditjes së dy tendave të zhvendosjes në qytetin e Gazës.
Në një deklaratë për mediat, mbrojtja civile paralajmëroi se operacionet emergjente mund të ndërpriten në ditët në vijim për shkak të mungesës së karburantit, një situatë që sipas saj, është rezultat i kufizimeve të vazhdueshme izraelite mbi ndihmën humanitare dhe hyrjen e karburantit në territor.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan të premten se, të udhëhequra nga inteligjenca, forcat izraelite po vazhdojnë operacionet e tyre kundër organizatave militante në Gaza, duke shkatërruar infrastrukturën e tyre dhe duke eliminuar militantë.
“Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur rreth 40 objektiva terroriste në të gjithë Gazën, përfshirë territoristët, struktura ushtarake dhe objekte e ruajtjes së armëve,” tha ai.