Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të huajat vijnë në Shqipëri për prostitucion, policia arreston tre prej tyre

Shkruar nga Newsbomb
Të huajat vijnë në Shqipëri për prostitucion, policia
Foto ilustruese

Tre shtetase me kombësi të ndryshme janë proceduar penalisht në Vlorë. Dyshohet se këto vajza në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë ushtruar prostitucion në qytetin e Vlorës.

Në njoftimin e policisë theksohet se ka nisur procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.”, - thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese