Hapësire reklamuese

Bota

Tashmë një yll në Greqi, aktori shqiptar: Në të kaluarën kam ndjerë nevojën për të fshehur origjinën time

Shkruar nga Newsbomb
Tashmë një yll në Greqi, aktori shqiptar: Në të
Dimitris Kapuranis

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Dimitris Kapuranis ka folur në lidhje me serialin e ri ku do të marrë pjesë të quajtur “Navagio”.

E teksa ka folur për serialin e ti, ai ke treguar për “Skai” se si i është dashur që të fsheh origjinën e tij shqiptare në të kaluarën.

“Kam lindur në Sarandë dhe prindërit e mi kanë qenë emigrantë në Greqi. Ata erdhën në Greqi, më pas u kthyem e më pas shkuam sërish në Greqi, si pothuajse të gjithë të tjerët. Motra ime ka lindur në Greqi dhe është tetë vjet më e vogël se unë.

Tani ndihem sikur kam gjetur familjen time këtu, njerëzit që dua, mënyrën se si shprehem. Nuk e di nëse vendi më mban si vend po aq sa njerëzit dhe profesioni im, hapësira ime.

Racizmi në moshë të re sigurisht që e mbyll një fëmijë, e izolon, bëhet shumë mizor dhe i dhunshëm ndaj vetes dhe të tjerëve. Deri diku jam përballur padyshim me dhunë psikologjike, por mendoj se në një farë mase Chania dhe veçanërisht Nea Chora ku jam rritur, ka qenë gjithmonë një lagje emigrantësh. Kështu që u ndjeva disi i mirëpritur dhe u ndjeva ngrohtë nga njerëzit.

Në një moment, natyrisht, ndjeva nevojën për të fshehur origjinën time. Domethënë si fëmijë nuk doja ta vendosja këtë parametër në marrëdhëniet me njerëzit dhe nuk dija si ta menaxhoja faktin që jam nga Shqipëria”, tha aktori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese