Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tajvani nën valën e tajfunit Krathon, dy të vdekur dhe disa të zhdukur, katastrofat që stuhia la pas

Shkruar nga Newsbomb
Tajvani nën valën e tajfunit Krathon, dy të vdekur dhe disa
Foto ilustruese

Tajfuni Krathon ka goditur Tajvanin duke shkaktuar humbje jetësh dhe duke lënë pas dëme të mëdha.

Deri më tani mediat lokale kanë raportuar për vdekjen e dy personave dhe dy të tjerë raportohen të zhdukur, ndërsa mbi 100 persona janë të prekur nga stuhia e madhe, transmeton Anadolu.

Erëra të mëdha dhe reshjet e dendura të shiut kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe aktiviteteve përgjatë 2 ditëve ndërkohë që vendi për pasojë nuk ka patur as energji elektrike.

Në një pjesë të zonave energjia elektrike nuk është kthyer akoma dhe shumë fluturime vazhdojnë të mbeten të anulluara nga situata akoma jo e qetë.

Disa biznese private vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot nga reshjet e shiut dhe në disa zona të tjera të Tajvanit janë raportuar rrëshqitje dheu dhe kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar.

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese