Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Stuhitë, tornadot dhe zjarret bëjnë namin në SHBA, 40 persona humbin jetën

Shkruar nga Newsbomb
Stuhitë, tornadot dhe zjarret bëjnë namin në SHBA, 40
Pamje nga tornado ne SHBA

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që goditën Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fundjavës. Misuri ishte shteti më i prekur, me 12 viktima, ndërsa moti ekstrem shkaktoi dëme katastrofike në disa rajone.

Stuhitë e pluhurit në Kansas dhe Teksas çuan në aksidente masive automobilistike, duke marrë jetën e të paktën tetë personave në Kansas dhe katër të tjerëve në Teksas, ku një grumbullim i madh makinash përfshiu rreth 38 automjete.

Ndërkohë, Oklahoma u përball me një tjetër tragjedi, pasi rreth 150 zjarre të ndezura nga kushtet ekstreme të motit dogjën mbi 170,000 hektarë tokë dhe shkatërruan gati 300 ndërtesa.

Vdekje janë raportuar gjithashtu në Arkansas, Alabama dhe Mississippi, ndërsa shumë pjesë të rajonit mbetën nën paralajmërime për përmbytje.

Për shkak të motit ekstrem, mbi 320,000 njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa në Arkansas, Georgia dhe Oklahoma u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Gjithashtu, guvernatori i Misurit, Mike Kehoe, e ka cilësuar situatën si “tronditëse”, duke theksuar përmasat e mëdha të shkatërrimit.

Sakaq, autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë duke punuar për të ndihmuar të prekurit dhe për të rivendosur normalitetin në zonat e goditura.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese