
Një stuhi e rrallë dimri po sjell borë dhe ngrica në pjesë të jugut të thellë të SHBA-së, duke mbyllur autostradat dhe aeroportet në Teksas dhe duke shkaktuar një paralajmërim të parë për stuhi në Luizianën jugperëndimore.
Katër persona mendohet se kanë vdekur nga ekspozimi ndaj të ftohtit deri më tani - dy raste po hetohen si të lidhura me të ftohtin nga autoritetet e Austin në Teksas, ndërsa dy vdekje nga hipotermia u raportuan në Georgia dhe Milwaukee. Në veri të vendit, pjesë të shtetit të Nju Jorkut po goditen nga një stuhi tjetër dëbore.
Më shumë se 2,200 fluturime brenda SHBA-së u anuluan të martën dhe 3,000 të tjera u vonuan, sipas gjurmuesit në internet Flight Aware, raporton BBC.
Bregu i Gjirit, ku edhe stuhitë janë një pamje e rrallë, do të ketë reshje historike bore, tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) të martën. NWS ka parashikuar borë "të rëndë", duke i këshilluar banorët të shmangin udhëtimet nëse është e mundur.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul njoftoi të hënën se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qarqe në perëndim të Nju Jorkut, ndërsa komunitetet përballen me borën dhe të ftohtin ekstrem.
Pjesë të Kanadasë janë goditur gjithashtu nga moti shumë i ftohtë i dimrit me paralajmërime ekstreme në të gjithë provincat e Ontarios dhe Quebec. Me erë të ftohtë, temperaturat do të jenë deri në -50C në disa zona.
Moti ekstrem, pjesë e një mase ajri shumë të ftohtë që ka zbritur në jug dhe lindje të SHBA-së, parashikohet të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vijim.