
Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë rajonin e Ontarios në Kanada, duke shkaktuar reshje të dendura dhe bllokim të rrugëve. Autoritetet kanadeze janë detyruar të mbyllin shkollat dhe disa akse rrugore, për shkak të nivelit të lartë të dëborës.
Të gjitha 1,400 pjesët e borëpastruesit të qytetit janë aktivizuar për të pastruar rrugët dhe për të siguruar kalueshmërinë.
Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje në transportin ajror, me një numër të madh fluturimesh që janë anuluar, duke vështirësuar lëvizjen e pasagjerëve. Policia ka konfirmuar disa aksidente gjatë natës dhe ka njoftuar se ka pasur shumë automjete të bllokuara në borë, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.
Stuhia dimërore nuk ka prekur vetëm Kanadanë, por edhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje, veçanërisht në Kaliforninë Jugore, e cila ka vuajtur nga zjarret shkatërruese muajt e fundit.