Një stuhi dimërore e fuqishme ka shkaktuar vdekjen e 5 personave në SHBA. Ndërkohë shkollat janë mbyllur masivisht, ndërsa udhëtimet janë paralizuar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Moti ekstrem, i shkaktuar nga një vorbull polare e ajrit të akullt që zakonisht qarkullon rreth Polit të Veriut, ka sjellë më shumë se 2,300 anulime fluturimesh dhe 9,000 vonesa në të gjithë vendin.
Rreth 190,000 njerëz janë raportuar pa energji elektrike në shtetet dhe rrugë që ndodhet stuhia. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se bora dhe reshjet parashikohen të vazhdojnë të prekin pjesën më të madhe të veri-lindjes së SHBA-së.
Sipas raportimeve të mediave lokale, në Mursi 365 persona ishin përplasur, duke lenë dhjetra të plagosur dhe një viktimë.
Në Kansas 2 persona humbën jetën në një aksident automobilistik gjatë stuhisë, në Houston, Teksas, një person u gjet i vdekur para një stacioni autobusi, ndërsa në Virxhinia ndodhën mbi 300 përplasje makinash midis mesnatës dhe mëngjesit të së hënës.
Autoritetet paralajmëruan banorët vendas që të shmangin drejtimin e automjeteve në pjesë të mëdha të shtetit.