Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Stuhi të fuqishme godasin Francën juglindore, 3 persona të vdekur e 2 të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb
Stuhi të fuqishme godasin Francën juglindore, 3 persona të vdekur
Foto ilustruese

Vendet e Francës juglindore janë goditur ditën e sotme nga një sërë stuhish të fuqishme teksa kanë shkaktuar 3 viktima dhe 2 persona të tjerë jnë shpallur të zhdukur.

Trupat e dy prej personave të vdekur u gjendën nga autoritetet lokale në bregdetin e Mesdheut midis Toulon dhe Saint-Tropez, ndërsa viktima tjetër u gjet në komunën e Vidauban.

Stuhia nuk zgjati, por ishte tepër e fortë, ndërsa meterologët kanë lëshuar alarmin “portokalli” për motin, me qëllim që banorët në zonë të vijojnë të tregojnë kujdes pasi rreziku akoma nuk ka kaluar.

Lumi Mol doli nga shtrati pas reshjeve të dendura të shiut dhe niveli i tij u rrit më shumë se 11 metra vetëm në dy orë.

Rreth 200 zjarrfikës janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe evakuimin e popullsisë së rrezikuar. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë arritur të transferojnë 50 persona në vende të sigurta deri më tani, tha prefekti i departamentit Var, Philippe Mae.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese