Hapësire reklamuese

Bota

Stuhi të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm në Europë, pesë viktima në Francë dhe Zvicër

Shkruar nga Newsbomb
Stuhi të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm në
Stuhi të fuqishme në Europë

Një stuhi e fuqishme me shira, shtrëngata dhe rrufe ka përfshirë zemrën e Europës këtë fundjavë duke lënë edhe viktima.

Tre persona kanë ndërruar jetë në Francë dhe dy të tjerë në Zvicër, ndërsa raportohet për të disa të lënduar në këto vende si dhe në Gjermani dhe Itali.

Në Francë tre personat që kanë ndërruar jetë janë të moshës 70-80 vjeç nga rajoni verilindor Aube në Francë. Ata vdiqën pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre, ndërsa dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Ndërsa në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos.

Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha. Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese