Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyer nuk kanë të ndalur në zemët të Europës. Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga moti i keq me stuhi, rrufe dhe rrëshqitje toke në Francë, Itali dhe Zvicër.
Gjatë fundjavës humbën jetën tre persona në rajoni verilindor Aube në Francë, ndërsa dy të tjerë në Zvicër. Viktimat në Zvicër ishin si pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu, të shkaktuar prej shirave të dendur në zonë.
Një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në kantonin jugperëndimor të Valais, ku sipas burimeve policore personi kishte mbetur pre e një vërshimi të befasishëm uji.
Shërbimet e sigurisë civile thanë se “disa qindra” njerëz u evakuuan në Valais dhe rrugët u mbyllën pas daljes nga shtrati të lumit Ronë. Moti i keq e ka vështirësuar ndjeshëm po kështu punën e ekipeve të shpëtimit. Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë.