
SHBA
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së, nga Heartland deri në Bregun Lindor.
Stuhitë dhe tornado të fuqishme që kanë goditur prej së premtes kanë shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar në disa shtete.
Raportohet se janë regjistruar të paktën 26 tornado në shtetet Kentucky, Indiana, Mizuri, Illinois dhe New Jersey.
Për shkak të dëmeve të shumta, autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa rreth 500 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.
Vetëm dy muaj më parë, moti i keq shkaktoi të paktën 24 humbje jete dhe dëme të mëdha në Kentucky. Qindra njerëz u desh të shpëtoheshin gjatë asaj stuhie.
Sondazh
Poll