Hapësire reklamuese

Bota

Spanja dhe Sllovenia sugjerojnë njohjen e një shteti palestinez për ti dhënë fund luftës në Gaza

Shkruar nga Newsbomb

Spanja dhe Sllovenia sugjerojnë njohjen e një shteti palestinez

Kryeministri slloven Robert Golob në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij, Pedro Sanchez të Spanjës është shprehur se për të shuar konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës është e rëndësishme që të njihet zyrtarisht një shtet palestinez.

Liderët e dy vendeve u shprehën se duhet të veprojnë që të lehtësojnë vuajtjet e popullit të Gazës, në mes të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa shtuan se ata janë në pritje të një përgjigjeje se kur vendet e tjera do të jenë gati për të njohur shtetin palestinez.

 “Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi adresuar një sërë pyetjesh, kur, jo nëse. Por kur është momenti më i mirë për të njohur Palestinën,”- tha kryeministri slloven Robert Golob në një konferencë të përbashkët shtypi me Pedro Sanchez të Spanjës.

Ndërkohë që Golob nuk dha asnjë afat kohor, duke thënë se çështja nuk varej vetëm nga Sllovenia dhe Spanja, por nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai shtoi se Sllovenia do të votojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e plotë të një shteti palestinez.

 “Por Sllovenia do të votojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e plotë të një shteti palestinez”, tha Golob.

Në muajin mars, Spanja nënshkroi një marrëveshje dakordësimi edhe me liderët e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë për të ndërrmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese