Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sot u shpall fajtor për 34 akuza, Donald Trump  në hetim dhe për katër çështjet të tjera penale

Shkruar nga Newsbomb
Sot u shpall fajtor për 34 akuza, Donald Trump  në hetim dhe
Fotomontazh/ Donald Trump

Më 30 maj 2024, juria në Nju Jork shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për krime, duke e bërë atë ish-presidentin e parë amerikan që përballet me akuza penale. 

Mirëpo ky nuk ishte i vetmi rast për të cilin po hetohej. Gjitashtu Prokurorët federalë në Uashington akuzojnë Trumpin për komplot për protestat e dhunshme në Kapitol më 6 janar 2021. Gjyqi është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të një apeli nga Trump, i cili thotë se presidentët nuk mund të ndiqen penalisht si qytetarët e tjerë

Një tjetër çështje e hapur ndaj Trump është në Gjeorgji, ku akuzohet bashkë me 18 të pandehur të tjerë për komplot kriminal për të përmbysur humbjen e tij të ngushtë në vitin 2020. Gjyqi u shty pasi Trump filloi një përpjekje për të përjashtuar prokurorin kryesor të kësaj çështje.

Trump akuzohet gjithashtu për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara. Edhe ky gjyq është shtyrë pasi gjyqtari shqyrton mocionet e ekipit ligjor të Trump.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese