Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sondazhet e zymta "i bëjnë gropën" kryeministrit kandaz, Justin Trudeau po përgatitet të japë dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Sondazhet e zymta "i bëjnë gropën" kryeministrit
Kryeministri kanadez Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të japë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Reuters, sipas burimeve të veta.

Sipas burimeve që foli për Reuters raportohet se Trudeau pritet të njoftojë dorëheqjen e tij nga posti i udhëheqësit të Partisë Liberale, pas 9 vitesh në pushtet, megjithatë nuk ka ende një vendim përfundimtar.

Largimi i Trudeau do të linte partinë pa një kryetar të përhershëm në një kohë kur sondazhet do tregojnë se liberalët do të humbasin keq nga konsevatorët e opozitës zyrtare në zgjedhjet që duhet të mbahen deri në fund të tetorit. Shumë deputetë liberalë i kanë kërkuar publikisht Trudeau që të largohet pas sondazheve të zymta.

Justin Trudeau u bë kryetar i Partisë Liberale në vitin 2013 e më pas fitoi zgjedhjet për kryeministër. Nëse ai jep dorëheqjen, siç po përflitet, ka gjasa që të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe të krijohet një qeveri të qëndrueshme.

Kryeministri ka diskutuar me ministrin e Financave, Dominic LeBlanc nëse ai do të ishte i gatshëm që të marrë detyrën si udhëheqës i përkohshëm i partisë, por dhe si kryeministër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese