Hapësire reklamuese

Bota

"Skifteri" shqiptar vjedh bizhuteritë "Cartier" me vlerë 150 mijë euro, ja si u kap nga Policia

Shkruar nga Newsbomb
"Skifteri" shqiptar vjedh bizhuteritë "Cartier" me
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze pasi ka vjedhur bizhuteri të firmës së njohur “Cariter” me vlerë 150 mijë euro.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur në Francë, në 2021, mirëpo zbardhja dhe identifikimi i shqiptarit u bë i mundur së fundmi. Ai u zbulua nga gjurmën e gishtërinjve, pasi është duke vuajtur një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d'Arcy , sërish për vjedhje.

Në Villepreux, shqiptari vodhi bizhuteri “Cartier”. Specifikisht, një orë ari me vlerë 69,000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla të vlerësuara në 19,800 euro.

Një gjerdan 20,200 €, një unazë 5,620 €, dy orë të tjera 18,400 € dhe 4,050 €… Në total, plot 150 mijë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese