Hapësire reklamuese

Bota

Skandali për bastet politike në Britani/ Pezullohen disa kandidatë, arrestohet truproja i Rishi Sunak

Shkruar nga Newsbomb
Skandali për bastet politike në Britani/ Pezullohen disa
Kryeministri britanik Rishi Sunak

Kur ka ngelur gati një javë nga data e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Britani, një skandal i madh dhe i paprecedent ka mbërthyer politikën britanike dhe duket se do jetë më i dëmshëm për Kryeministrin Sunak dhe partinë e tij.

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet mbi vënien e basteve për kohën e zgjehdjeve të javësh së ardhshme. Pas “plasjes” së skandalit ku të paktën 7 nga oficerët kanë vendosur baste politike.

“Ne kemi rënë dakord për një qasje të përbashkët me Komisionin e Lojërave të Fatit, i cili është autoriteti i duhur për të hetuar shumicën e këtyre akuzave,” - tha shefi i detektivit Catherine Goodëin në një deklaratë.

Ajo shtoi se në një numër më të vogël të rasteve do të jetë e nevojshme që policia të kryejë një hetim penal. Ndërkohë sipas mediave është arrestuar një nga truprojat e kryeministrit Rishi Sunak.

Gjithashtu janë zbuluar edhe emra kandidatësh të cilët janë përfshirë në baste kundër, për veten e tyre ose ato me herët per datën e zgjedhjeve.

Një nga këta është laburisti Kevin Craig, që kandidonte në lindje të Anglisë që konsiderohet si bastion konservator. Kreu laburist e ka pezulluar kandidatin e North Ipsëich, Kevin Craig pasi kishte vendosur para për humbjen e vetes në zgjedhjet e 4 korrikut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese