Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Skandal Financiar në Britanin e Madhe? Familja Mbretërore merr shumë prej 132 milionë paundësh nga buxheti i shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Skandal Financiar në Britanin e Madhe? Familja Mbretërore merr
Mbretit Charles III dhe mbretëresha Camilla

Në një vit ku Britania po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe po kërkon të mbledhë fonde për të mbuluar nevojat e tjera shtetërore, familja mbretërore ka marrë vëmendjen e publikut me një shifër të paimagjinueshme që do të marrë nga buxheti shtetëror për vitin 2025.

Për vitin 2024, familja mbretërore mori një shumë prej 45 milionë paundë, por për vitin 2025 kjo shumë ka gati trefishuar vlerën, duke arritur në 132 milionë paundë.

Ky vendim ka shkaktuar një skandal të madh në Britani, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimesh dhe kritika nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Në një kohë kur Britania po përpiqet të përballet me pasojat ekonomike, një shifër e tillë duket se ka ngritur shqetësime për mënyrën se si fondet publike shpenzohen.

Në vitin 2025, këtë shumë të madhe do ta marrë familja mbretërore për të mbuluar shpenzimet e saj operacionale dhe për aktivitete të tjera, duke shkaktuar kështu një debat të ashpër për drejtimin e financave publike dhe përparësitë e qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed