Për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, ambasada gjermane ka këshilluar qytetarët e sa të largohen nga Irani. Kjo asi ditët e fundit një sulm në Iran la disa të vdekur.
Për këtë sulm irani ka akuzuar Izraelin dhe paralajmëroi se do i kundërpërgjigjet me sulme.
Për këtë arsye zyrat e jashtme gjermane paralajmëruan se ekzistonte rreziku i përshkallëzimit të papritur të situatës së Teheranit me Izraelin dhe gjithashtu arrestimi arbitrar në vend.
“Në tensionet aktuale, veçanërisht midis Izraelit dhe Iranit, ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur”, shkruante në një paralajmërim udhëtimi. Nuk mund të përjashtohet që rrugët e transportit ajror, tokësor dhe detar të mund të preken.”
“Qytetarët e dyfishtë me kombësi iraniane dhe gjermane janë veçanërisht në rrezik”, thuhet në paralajmërim.