Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Situata alarmante, më shumë së 30 balena gjenden të ngordhura në Detin e Zi

Shkruar nga Newsbomb

Situata alarmante, më shumë së 30 balena gjenden të

Një organizatë jo qeveritare në Rusinë jugperëndimore, njofton se gjenden më shumë se 30 balena të ngordhura në det pasi dy cisterna nafte u gjendën të fundosura në mes të dhjetorit në Detin e Zi.

Më 15 dhjetor u fundosën dy cisterna ruse gjatë një stuhie në ngushticën e Kercit midis Rusisë dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014, raporton BBC News.

Ato transportonin 9200 ton naftë, ku të cilat rreth 40% mund të kishin përfunduar në det.
Në një raportim në Telegram OJQ shkruan: “Ne kemi regjistruar 61 balena të ngordhura, nga të cilat 32 pas 15 dhjetorit, vdekja e të cilave ka shumë të ngjarë të lidhet me derdhjen e naftës ku pothuajse cdo ditë marrim informacione për vdekje të reja”.

Prej tre javësh, autoritetet dhe vullnetarët kanë organizuar një operacion pastrimi edhe pse situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed