Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sinjal i qartë, djali i Donald Trump riposton kritikat e Grenell ndaj Albin Kurtit

Shkruar nga Newsbomb
Sinjal i qartë, djali i Donald Trump riposton kritikat e Grenell ndaj Albin
Donald Trump Jr.

Donald Trump Jr., djali i presidentit të SHBA-ve, ka shpërndarë në platformën X një deklaratë të zyrtarit të administratës Trump, Richard Grenell, i cili pak ditë më parë sulmoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Grenell ka akuzuar Kurtin për veprime të njëanshme që, sipas tij destabilizojnë rajonin. Ai theksoi se kritikat ndaj Kurtit kanë ardhur si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët, por edhe nga BE dhe NATO. Ai gjithashtu pretendon se investitorët amerikanë po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por shmangin Kosovën për shkak të politikave të Kurtit. 

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”,-shkruan Grenell në X.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese