
Mediat britanike në një artikull ku shkruajnë në lidhje me një prej kokave të bandave kriminale në Angli. Në artikull përmendet se “bossi” i krimit në britani i përfshirë në operacionet ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe ka pranuar se merrej me “personat kyçë” në Manchester dhe Liverpool.
Me një pasuri marramendëse 52-vjeçari Asim Tufail dhe djali i tij Junnaid Tufail, 23 vjeç jetonin në Britani dhe ushtronin aktivitete kriminale, si shitje armësh, drogë dhe pastrim parash.
52-vjeçari u kap pas një operacioni policor në Britani, dhe në deklaratën e tij para gjykatës tha se ai jepte edhe para borxh si dhe vepronte në emër të kriminelëve të tjerë për të “marrë borxhet”.
Ai deklaroi se ata që kishin dhënë morxhet iu kishte ardhur në majë të hundës nga lojërat e gënjeshtrat, pasi një borxh prej 600 mijë paundësh nuk ishte shlyer. Ai më pas u kërkoi aktet e pronësisë së një prone, në vend të pagesës. Për të kërcënuar personin në fjalë ai i tha edhe se “do të sjell shqiptarin ose laj borxhet”, por pa specifikuar se për kë bëhej fjalë.
Dënimi për Tufail pritet që të jepet të mërkurën, pasi është shpallur fajtor për një seri akuzash. Pjesë
Ai dhe djali i tij gjithashtu reklamonin armë zjarri për shitje te kriminelët e tjerë në rrjetin e komunikimit EncroChat. Në këtë aplikacion 52-vjeçari mbante pseudonimin ‘Assassin Neë’, ndërsa i biri ‘Baby Assassin’. Ata u arrestuan të dy në Aeroportin e Manchester në Janar të 2021 teksa ishin nisur për në Dubai.