Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Bota

Shuhen mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Kanadasë? Trump përgëzon Carney-n pas fitores si kryeministër, çfarë pritet të ndodhë mes tyre

Shkruar nga Newsbomb
Shuhen mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Kanadasë? Trump përgëzon
Mark Carney dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Kanadasë, Mark Carney, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet federale.

Dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e së hënës, ku shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat e tregtisë dhe sigurisë.

Zgjedhjet federale në Kanada, të mbajtura të dielën, u fituan nga Partia Liberale, e udhëhequr nga Carney, e cila siguroi 169 vende në Dhomën e Komunave , vetëm tre më pak se shumica absolute. Fushata u dominua nga debatet për tarifat tregtare të vendosura nga SHBA, si dhe çështje të sovranitetit kombëtar.

Në deklaratën e përbashkët, Trump dhe Carney theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy kombeve si vende të pavarura dhe sovrane, për përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese