
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po përballet me një situatë aspak të mirë që pas debatit publik me kandidatin republikan, Donald Trump, ku qartësisht u duk se dështoi në përballje me të.
Demokratët dhe figura të njohura publika i kanë kërkuar Bidenit që të dorëhiqet nga gara presidenciale, pasi performanca e tij tregoi se ai nuk është në gjendje që të fitojë zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Tashmë një thirrje të tillë për dorëheqje ka ardhur edhe nga aktori i njohur, George Clooney, i cili përsërit sërish thirrjen për dorëheqje.
Aktori i Hollivudit është shpreëhur se presidenti ka fituar shumë beteja në karrierën e tij, por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë, ishte lufta kundër kohës.
Komentet e tij erdhën disa orë pasi Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, iu bashkua shqetësimit në rritje në parti, duke thënë se koha po mbaronte që Biden të vendoste nëse do të qëndronte në garën kundër Donald Trump pas një debati katastrofik në fund të muajit të kaluar.
Clooney shkroi në The Neë York Times se ishte e vështirë për tu thënë, por Biden që takoi në një ngjarje për mbledhjen e fondeve tre javë më parë nuk ishte” Biden i vitit 2010, e as i 2020-ës.”
Clooney shtoi se shqetësimet e tij përputheshin me të çdo anëtari të Kongresit me të cilin kishte folur.
Mospajtimi publik, vazhdon të rritet brenda partisë së Biden, ndërsa ai përballet me shqyrtimin gjatë pritjes së samitit të NATO-s në Uashington.