Hapësire reklamuese


Bota

Shtëpia e Bardhë “sulmon” Amazon, e konsideron si armiqësore ndaj politikave të Trump

Shkruar nga Newsbomb
Shtëpia e Bardhë “sulmon” Amazon, e konsideron si
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë pas 100 ditëshit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas “BBC”, Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Amazon si një platformë armiqësore dhe politike, pasi sipas tyre këta të fundit sugjerojnë se u tregojnë konsumtaroëve se sa shumë shtojnë tarifat e presidentit në koston e produkteve të tij.

Ndërkohë, më parë Amazon në një deklaratë është shprehur se nuk e ka konsideruar kurrë renditjen e tarifave të importit në faqen e saj kryesore.

Kujtojmë se tarifat kanë qenë një çështje përcaktuese e administratës së Trump, i cili vendosi shtesë prej 145% për mallrat kineze dhe 10% nga vendet e tjera.

Që kur u rikthye në detyrë tre muaj më parë, Trump ka riformësuar qeverinë amerikane me një sërë veprimesh ekzekutive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese