Hapësire reklamuese

Bota

Shpëtohen 400 të mitur, dyshohen se u abuzuan seksualisht në shtëpitë e bamirësisë

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtohen 400 të mitur, dyshohen se u abuzuan seksualisht në
Foto ilustruese

Autoritetet malajziane kanë shpëtuar më shumë se 400 fëmijë të dyshuar si viktima të abuzimit seksual në shtëpi bamirësie të drejtuara nga organizata e shquar e biznesit islamik Global Ikhëan Services and Business (GISB).

Policia ka arrestuar 171 të rritur, përfshirë edhe mësues fetarë islamikë, gjatë bastisjeve të koordinuara në 20 godina përgjatë dy shteteve malajziane, ka thënë inspektori gjeneral i policisë, Razarudin Husain.

Husain ka theksuar se hetimet paraprake të policisë kishin gjetur se të miturit e shpëtuar ishin fëmijë të punonjësve malajzianë të GISB-së, të cilët iu nënshtruan formave të shumta të abuzimit.

Reuters raporton se të shpëtuarit përfshijnë 201 djem dhe 201 vajza, të moshave nga 1 deri në 17, pas raportimeve të supozuara për neglizhim, abuzim, ngacmim dhe dhunë seksuale.

GISB-ja, një firmë malajziane, operon në shumë vende, duke përfshirë Indonezinë, Singaporin, Egjiptin, Arabinë Saudite, Francën, Australinë dhe Tajlandën, sipas faqes së saj të internetit.

Në një deklaratë, GISB-ja i mohoi akuzat në rrjetet sociale se kishte shfrytëzuar dhe përdorur fëmijë si punëtorë, duke thënë se kompania nuk angazhohet në asnjë aktivitet të paligjshëm dhe se do të bashkëpunonte me autoritetet për ta zgjidhur këtë çështje.

Sipas tij, disa fëmijë që protestuan dhe u sollën keq, u dogjën me lugë të nxehtë në krahë, çka u shkaktoi lëndime, ndërsa të tjerët u ngacmuan seksualisht nën pretekstin e kryerjes së trajtimit mjekësor sipas mësimeve islame. Fëmijët do të dërgohen për ekzaminim shëndetësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese