
Një vullkan ka shpërthyer në ishullin lindor të Indonezisë Halhamera, Mount Ibu. Ky shpërthim ka ndodhur ditën e mërkurë, 15 janar, për rreth dy minuta i cili detyroi autoritetet të rrisnin nivelin e alarmit në zonat ku ishte intesiteti më i lartë i shpërthimit.
Agjencia e fatkeqësive e vuri re shpërthimin pasi një re hiri e trashë mbuloi qiellin deri në 4 km.
Banorët e zonës filluan evakuimet të mërkurën vonë, ku ishin rreth 3 mijë banorë të cilët ishin shumë afër shpërthimit të vullkanit.
“Evakuimet filluan vonë të mërkurën për rreth 3,000 banorë përreth zonës, të cilëve u jepej prioritet për shkak të afërsisë së tyre me vullkanin”, tha për Reuters Abdul Muhari, një zëdhënës i agjencisë së zbutjes së fatkeqësive të vendit.
“Duke gjykuar nga terreni, situata është ende mjaft e qëndrueshme”, tha ai.
Aktivitetet e Ibu-së pasojnë një seri shpërthimesh të vullkaneve të ndryshme në Indonezi, i cili ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive.