
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një rafineri Tupras në Nicomedia (Izmit), Turqi, afërsisht 95 kilometra në lindje të Stambollit. Sipas njoftimit të kompanisë nga shpërthimi janë lënduar 12 persona.
Shpërthimi ishte i fortë dhe u ndje në një zonë të madhe përreth rafinerive. Në një deklaratë nga Tupras theksohet se një zjarr ka rënë rreth orës 13:30.
“Dymbëdhjetë kolegë tanë janë lënduar lehtë, sipas raportimeve të para dhe janë dërguar në spital për ekzaminime. Zjarri është vënë nën kontroll dhe njësia është fikur në mënyrë të kontrolluar. Pjesa tjetër e operacioneve tona në rafineri po vazhdojnë normalisht”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i provincës së Kocaelit, ku ndodhet Nicomedia, Tahir Buyukakin, u shfaq qetësues dhe i tha CNNTurk se shpërthimi ndodhi për shkak të një problemi që u ngrit gjatë një stërvitjeje të planifikuar gatishmërie.
TÜPRAŞ'ta Patlama #SONDAKİKA #tüpraş #izmithttps://t.co/yqMfY06fFM pic.twitter.com/QWwe2QAFLR
— Gaziantep Olay (@GaziantepOlay) November 5, 2024