Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në Turqi, humbin jetën 13 persona

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në rajonin Karesi të Balikesir, Turqi.

Ministri i Brendshëm i Turqisë,  Ali Gerlikaya,  ka bërë të ditur se nga shpërthimi kanë humbur jetën 13 persona dhe 3 janë plagosur.

Një pjesë e fabrikës nga shpërthimi është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona.

Në informacionet e para nga mediat turke thuhet gjithashtu se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim, por për një aksident.

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në
Foto nga vendi i ngjarjes

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese