Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Çeki ku kanë mbetur të vdekur 6 persona.
Mediat lokale raportojnë se një bombël propan-butani ka shpërthyer fuqishëm në ambientet e një restoranti. Shpërthimi ishte aq i fortë sa ka lënë të vdekur 6 persona nga rreth 20 që ndodheshin në atë moment në restorant.
Zjarri i madh ka pushtuar godinën ndërsa zjarrfikëset mbërritën pak pas ngjarjes tragjike.
“Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë mbrëmjen e së shtunës dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth”, - sipas shërbimit të zjarrfikësve të Çekisë në platformën sociale X.
Zjarrfikësit shprehen se ka shpëtuar një klient të plagosur rëndë nga restoranti, i bllokuar në tualet.