Një tragjedi i ngjashme me atë të presidentit të Iranit është shmangur ditën e sotme, ku i përfshirë një tjetër lider shteti.
Bëhet fjalë për kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, helikopteri i të cilit u detyrua të bënte ulje emergjente për shkak të motit të keq. Incidenti ndodhi pranë Vanadzorit, qyteti i tretë më i madh i Armenisë dhe kryeqyteti i provincës Lori në rajonin malor verior, shkroi Pashinyan në Facebook.
"Për shkak të motit të keq, helikopteri ynë bëri ulje emergjente në Vanadzor. Tani vazhdojmë udhëtimin me makinë. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", tha ai.
Sipas raportimeve të mediave, kryeministri armen po shkonte për në vendbanimin Baganis në kufirin me Azerbajxhanin, për shkak të një takimi.