Hapësire reklamuese

Bota

Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës në Belgjikë, arrestohen 17 persona nga Vlora

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës në Belgjikë,
Foto ilustruese

Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar duke ekzekutuar masat ditën e martë në 6 shtete europiane.

Operacioni ndërkombëtar është shtrirë në shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri dhe çoi në arrestimin e 17 personave, ku sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një organizatë shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Duke iu referuar burimeve policore shkruajnë se mes 17 të arrestuarve, ishte dhe një nga trafikantët që konsiderohet i rrezikshëm, në Faenza.Bëhet fjalë për një 42 vjeçar shqiptar. Edhe dy persona të tjerë janë arritur të kapen në Toskanë.

Sipas burimeve, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë, 3 në Itali dhe 3 të tjerë në shtetet e tjera europiane ku u shtrinë kontrollet me qëllim ekstradimin në Belgjikë. Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora.

Media italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një organizatë, mafie shqiptare siç thonë mediat italiane, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve. Disa nga të arrestuarit janë të njohur për policinë, pasi në vitin 2014 krerët e bandës ishin dënuar tashmë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet.

Në përfundim të operacionit, është sekuestruar 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash.

Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antëerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese