Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shirat ’’pushtojnë’’ SHBA-në, përmbytje masive, evakuohen qindra banorë

Shkruar nga Newsbomb
Shirat ’’pushtojnë’’ SHBA-në, përmbytje
Pamje nga permbytjet

Rreshje masive kanë “pushtuar” jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së djeshme.

Shirat e shumta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesë të Kentakit, Tenesit, Virxhinias Perëndimore dhe Karolinës së Veriut.

Guvernatori i Kentaki, Andy Beshear ka reaguar menjëherë pas përmbytjeve dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se i gjithë vendi është nën kërcënim nga ujërat e shumta.

“I gjithë shteti është nën kërcënim të konsiderueshëm nga mesnata deri në 4 të mëngjesit”, tha Beshear në një postim në “X”.

Sakaq, sipas Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Qarkut Macon, në zonën e Tenesi 50 të moshuarit e azilit janë evakuar.

Ndërsa, departamenti i policisë në një postim në Facebook është shprehur se shumë zona po përjetojnë përmbytje të mëdha, teksa pritet që niveli i ujit të rritet dhe këshillon evakuimin e menjëhershëm të banorëve, pasi ekziston mundësia e një tornadoje.

“Shumë zona të qytetit aktualisht po përjetojnë përmbytje, me lumë që pritet të rritet edhe më lart. Banorët në zonat e përmbytura më parë këshillohen të evakuohen menjëherë. Evakuimi nuk duhet të shtyhet”, ka shkruar departamenti i policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese