Hapësire reklamuese


Bota

Sherri për pronat që përfundoi në një tragjedi, 34-vjeçari në Itali masakron me thikë fqinjët, më pas vret veten

Shkruar nga Newsbomb
Sherri për pronat që përfundoi në një tragjedi,
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje rëndë ka tronditur qytetin Volvera, në fushën e Torinos, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie ka përfunduar në tragjedi.

Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni, ka qëlluar për vdekje me thikë dy fqinj të tij të rinj, një grua 23-vjeçare dhe një burrë 28 vjeç, përpara se t’i japë fund jetës me të njëjtën armë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur Longo trokiti në derën e banesës së çiftit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, pas një debati të ashpër, ai nxori një thikë dhe i goditi të dy disa herë.

Dy të rinjtë tentuan të shpëtonin duke dalë në oborrin e ndërtesës, por përpjekja e tyre rezultoi e kotë. Autori i ndoqi dhe i goditi për vdekje me thikën e tij. Më pas, ai kreu vetëvrasje në vendin ku dhe ndodhi ngjarja.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të karabinierëve të Pinerolos dhe ekipeve të emergjencës, të tre personat u gjetën pa shenja jete në vendngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese