
Shëndeti mendor i presidentit të SHBA, Joe Biden është vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga kundështarët e tij politik, si Trump, por edhe nga mediat ndërkombëtare si dhe rrjetet sociale.
Kritikat ndaj shëndetit mendor të 81-vjeçarit të Joe Biden e kanë ndjekur atë gjatë gjithë presidencës së tij, me akuzat se ai ishte shumë i moshuar për postin. Shumë nga këto pretendime supozohet se mbështeten nga video të presidentit amerikan duke vepruar në mënyrë të çuditshme, por ato zakonisht ose manipulohen ose nxirren jashtë kontekstit.
Shtëpia e Bardhë dhe vetë Joe Biden në një reagim disa ditë më parë u shpreh se sido që të sillet, njerzit do kenë diçka për ta kritikuar.
Së fundmi është publikuar një video ku synon të tregojë Bidenin duke fjetur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, por kjo video është fabrikuar, duke lidhur dy video të ndryshme.
Duhet theksuar gjithashtu se rivali i tij kryesor në garën presidenciale, Donald Trump, nuk është shumë prapa tij në moshën 78-vjeçare, por po e përdor këtë në fushatën e tij kundër Joe Biden.
Gjithsesi, Evropa do t’i ndjekë nga afër zgjedhjet e nëntorit për shkak të lidhjeve të forta që BE-ja dhe shtetet individuale evropiane kanë me SHBA-në jo vetëm ekonomikisht, por përmes NATO-s dhe mbështetjes reciproke të Ukrainës kundër pushtimit rus.