Hapësire reklamuese

Bota

Shefi i mbrojtjes amerikane: Ne nuk kemi asnjë provë që Izraeli po shkakton gjenocid në Gaza

Shkruar nga Newsbomb

Shefi i mbrojtjes amerikane: Ne nuk kemi asnjë provë që Izraeli

Gjatë një seance dëgjimore në Senatin e SHBA-së mbi kërkesën buxhetore të Pentagonit, shefi i mbrojtjes amerikane Lloyd Austin deklaroi se Izraeli nuk po kryen gjenocid në Gaza. Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë asnjë provë që tregon se po shkaktohet gjenocid në këtë vend.

“Ne nuk kemi asnjë provë të shkaktimit të gjenocidit”, tha shefi i mbrojtjes amerikane, Austin.

Ndërkohë që ai përsëriti vendimin se SHBA është e përkushtuar që të ndihmojë Izraelin në mbrojtjen e territorit tij dhe sigurisë së ofruar popullit izrarelit.

Lufta Izrael-Palestinë ka shkaktuar pasoja të rënda në humbjen e jetëve të njerëzve, dhe gjatë kësaj kohe janë vrarë më shumë se 33.200 palestinezë dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në territorin palestinez që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Së fundmi, Izraeli po akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese