Mediat turke bëjnë me dije se është anuluar vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Erdogan ishte planifikuar që të zhvillohëj më 9 Maj, ku Erdogan do të takohet për herë të parë me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
OdaTv raportoi pak orë më parë se vizita është anuluar dhe se arsyeja është ndihma ushtarake amerikane për Izraelin.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e dominuar nga republikanët, ka miratuar një projekt-ligj prej 95 miliardë dollarësh për ndihmë për vende të ndryshme, duke i dhënë fund një bllokimi politik 6-mujor. Paketa prej 95 miliardë dollarësh, e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e mbizotëruar nga republikanët, përfshin 61 miliardë dollarë për ndihmë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8 miliardë dollarë për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor (Tajvan).
Nga paketa prej 26 miliardë dollarësh në dispozicion të Izraelit, 9 miliardë dollarë pritet të ndahen për ndihmën humanitare që do të përdoret në zona të ndryshme lufte, duke përfshirë Gazën.