
Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë kryer sulme ajrore të përbashkëta pranë kryeqytetit të Jemenit, Sanaa, duke synuar objektiva që autoritetet britanike i quajnë si qendra prodhimi dronësh të grupit të armatosur Houthi.
Ndryshe nga SHBA-ja që dha pak detaje, Mbretëria e Bashkuar ditën e sotme dha një shpjegim të detajuar mbi sulmin, duke sqaruar se ai u zhvillua gjatë natës rreth 24 kilometra në jug të Sanaas.
Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ndërtesat e goditura ishin të identifikuara nga inteligjenca si objekte të përdorura për prodhimin e dronëve, të cilët më pas janë përdorur në sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Ministria gjithashtu deklaroi se operacioni ishte planifikuar për të minimizuar viktimat civile, megjithatë nuk u raportuan shifra të sakta mbi pasojat në terren.
Nga ana tjetër, SHBA ka kryer qindra sulme ndaj objektivave të rebelëve Houthi gjatë muajtit të kaluar, por ende nuk ka komentuar mbi operacionin e përbashkët.
Sondazh