
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian thonë se janë duke menduar vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Iranit, pas sulmit të tij ndaj Izraelit në fundjavë.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo priste të ndërmerrte veprime "në ditët në vijim", ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se blloku po punonte për këtë.
Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit të shtunën me rreth 300 raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni, ku shumica u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij.
Teherani tha se sulmi ishte hakmarrje për një sulm të supozuar ajror izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona.
Deri më tani, Izraeli duket se është kundërpërgjigjur vetëm me një ofensivë diplomatike. Ministri i Jashtëm i saj u kërkoi më shumë se 30 vendeve të vendosin sanksione ndaj programit raketor të Iranit.
Aji gjithashtu ka bërë thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, të cilësohet një organizatë terroriste, diçka që SHBA e ka bërë tashmë, por Britania e Madhe jo.